Policia e Spanjës ka arrestuar gjashtë persona mes tyre edhe një femër në qytetin Denia të Alikantes në Malaga si autorë të dyshuar të vjedhjes së një sasie të konsiderueshme bizhuterish dhe parash nga shtëpia në Ibiza të ish-futbollistit të njohur brazilian dhe presidentit aktual të Real Vajadolidit, Luis Nazario da Lima Ronaldo.
Nga gjithsej 6 arrestime, katër prej tyre janë bërë në Malaga dhe dy në Denia.
Nga të arrestuarit, katër janë me kombësi shqiptare dhe një spanjoll, ndërsa gruaja e ndaluar është nga Rumania.
Aty po qëndronte përkohësisht, kampioni i Europës me Italinë dhe njëkohësisht mesfushori i PSZh-së, Marko Verrati, i cili po kalonte disa ditë në vilën e Ronaldos me familjen e tij.
Denoncimi për grabitjen është bërë në orët e para të së hënës.
Vlera e bizhuterive dhe parave të vjedhura mund të arrijë në rreth 3 milionë euro.