Tashmë është edhe zyrtare. Florian Marku meçin e radhës do ta zhvillojë në vendlindjen e tij, nw Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, boksieri shqiptar e konfirmoi se meçi i radhës që do të jetë këtë verë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ai tha se ishte ëndërr që nga fëmijëria që të boksonte në Shqipëri.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’iu lajmëroj se ndeshja në stadiumin ‘Air Albania’ për këtë verë eshte vendosur. Të shtunën ju tregoj datën e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë para jush. Mezi pres”, ishin fjalët e tij.