Barcelona dhuron spektakël ndaj Valencias (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore më se të merituar në përballjen ndaj Valencias, edhe pse rezultati 3:2 nuk është edhe aq bindës, nëse shpalosim rastet dhe lojën që shfaqi skuadra “katalunase” sonte në “Kamp Nou”, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje tjetër, në të cilën treshja e famshme e Barcelonës, MSN – Messi, Suarez dhe Nejmar kishte fjalën kryesore, me këtë të fundit i cili nuk shënoi por që dhuroi ato driblimet e tij të magjikshme dhe asistimin e saktë për golin e sigurisë të shënuar nga Andre Gomesh në minutën e 89-të.

Ndryshe ishte Valencia e para që shënoi në këtë ndeshje me anë të mbrojtësit Mangala, i cili la skuadrën në situatë shumë të keqe një minutë para fundit të pjesës së parë ku përveç që shkaktoi penalti, ai për shkak kartonit të dytë të verdhë brenda pak minutash duheshe që të lëshojë fushën.

Messi penaltinë e akorduar në favor të Barcelonës e kurorëzoi me gol për epërsinë e parë të skuadrës vendase në këtë ndeshje, pasi paraprakisht Luis Suarez në minutën e 35-të kishte barazuar shifrat në 1:1.

Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi vetëm disa sekonda pata fundit të saj, Munir shënoi në rrjetën e ish skuadrës së tij për barazim 2:2, shkruan “infOSport.mk”.

Pjesa e dytë foli në tërësi për Barcelonën që golin e epërsisë për herë të dytë në këtë ndeshje e gjeti në minutën e 52-të me anë të super yllit argjentinas, Lionel Messi, derisa Andre Gomesh një minutë para fundit të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Barcelona 4, Valencia 2.

Ishte kjo fitorja e 19-të e Barcelonës këtë sezon, me ç’rast skuadra e Luis Enrikes mban pozitën e dytë me 63 pikë, dy më pak se lideri aktual Reali i Madridit, që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply