Makedonija Gj.P, që këtë vit do prezantojë vendin tonë në ndeshjet europiane të Ligës së Konferencës, po punon intenzivisht në afrimet e reja. Pas Emir Skenderit, për transferimin e të cilit “infOSport.mk” ju njoftoi që dy ditë më parë, sot vetëm disa orë pas prezantimit të sulmuesit shqiptarë, drejtuesit e skuadrës nga Gjorçe Petrovi prezantuan edhe sulmuesin boshnjak, Fahrudin Gjurgjeviç.
Do të jetë kjo hera e tretë që Gjurgjeviç do të veshë fanellën e Makedonija GJ.P gjatë karrierës së tij, pas edicioneve 2009-2010 dhe 2013-2014.
Gjurgjeviç së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, me të cilën skuadër edicionin e kaluar luajti në 35 ndeshje, duke realizuar 4 gola.
Kujtojmë Gjurgjeviç në futbollin tonë vendor kishte luajtur edhe me Vardarin dhe Rabotniçkin, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me ekipin serb të Spartakut, me boshnjakët e Zvijezda, si dhe me skuadrat çeke të FK Varnsdorf dhe Hradec Kralove.
Në Ligën e Parë, Gjurgjeviç numëron 67 ndeshje dhe 25 gola. (infOSport.mk)