Struga Trim Lum shpërthen edhe bombën tjetër, prezanton Enis Gavazajn!  

Pas Besart Ibraimit, që pa dyshim se është përforcimi më i madh i Struga Trim Lum, por njëkohësisht edhe transferimi më i bujshëm i merkatos së futbollit elitar në vend, drejtuesit e Struga Trim Lum kanë shpërthyer edhe bombën tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra simpatike nga Liga e Parë, sot prezantoi Enis Gavazajn, një emër ky i njohur, i cili kishte shpërthyer me ekipin e Skënderbeut, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti si 18-vjeçar si një talent shumë premtues nga ekipi i të rinjëve të Prishtinës, ishte transferuar te skuadra belge e Gent U19, që më pastaj të debutojë edhe me ekipin e parë.

Pasoi huazimi te skuadra e Roeselare, teksa verën e vitit 2016-të, i njëjti vendosi ti thotë “PO” Skënderbeut, një ndër skuadrave më të mira shqiptare atë të kohë, me të cilën luajti në grupet e Liga Europa.

Paraqitjet e tij të mira me Skënderbeun në Europë, bënë që ai sërish të transferohet jashtë, këtë herë në formë huazimi te rusët e Enisey dhe më pas edhe te skuadra e njohur bjelloruse e Dinamo Minsk, për tu rikthyer përfundimisht te Skënderbeu, nga e cila skuadër verën e vitit 2019-të si transferim i lirë kaloi në rradhët e Kukësit, por pa lënë gjurmë, njëjtë sikurse edhe tek dy skuadrat e tij të fundit, Prishtina dhe Dinamo e Tiranës.

Ai me këta të fundit u nda janarin e këtij viti, ndërsa tashmë i bashkohet Struga Trim Lum, duke provuar për herë të parë të luaj në Maqedoni.

Me Ibraimin dhe Gavazajn në sulm, Struga Trim Lum krijon një skuadër të frikshme për sezonin e ri, ku do të pretendojnë vendet e Europës, ndërsa nëse jepet mundësia, pse jo edhe për të fituar ndonjë trofe, qoftë atë të titullit kampion, apo edhe të Kupës.  (infOSport.mk)

Leave a Reply