Transferimi i Paolo Dybalas te Interi po komplikohet dita ditës. Kështu agjenti i argjentinasit thuhet se ka kontaktuar sëfundmi me Atletiko Madridin, për të kuptuar nëse “jorganxhinjët” mund të rikthehen në garë për ish-yllin e Juventusit.
Oferta e “zikaltërve” nuk ndryshon (5 milionë në vit plus bonuse), por në çdo rast Interi nuk mund të mbyllë marrëveshjen për Dybalan pa largimin e Sançez.
Kiliani ka refuzuar ofertat e fundit që kanë ardhur në adresë të tij, përfshirë këtu edhe ato nga skuadra si, Viljareal apo edhe Aston Villa, gjë kjo që paraqet një problem serio për “zikaltërit”, kur është në pyetje transferimi i shumë përfolur i Paolo Dybalas.