Strugani i lundur në Shetet e Bashkuara të Amerikës, Amet Korça ka vendosur q karrierën e tij ta vazhdojë në futbollin elitar të Kroacisë, duke nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e HNK Gorica, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 21-vjeçar, i cili luan si qendërmbrojtës, ndërsa me HNK Gorica, i njëjti ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2025.
Korça te HNK Gorica vjen nga ekipi i ligës së dytë Dubrava, për të cilën skuadër edicionin e kaluar zhvilloi 27 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.
“Ndihem shumë i emocionuar, falënderoj presidentin dhe trajnerin për këtë mundësi. Mezi pres të luaj me lojtarë të rinj dhe sezonin që do kemi para nesh. Synimi im është të luaj sa më mirë dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin që kam fituar. Më pëlqen energjia në klub, të gjithë kanë qenë shumë të sjellshëm me mua që kur kam ardhur dhe janë bërë si një familje e re për mua” – është shprehur Korça për faqen zyrtare të HNK Gorica.
Hapat e parë me futbollin i kishte bërë në Amerikë, aty ku kishte emigruar vite me parë me familjen e tij nga Struga e Maqedonisë së Veriut.
Ai fillimisht kishte luajtur me Shattuck dhe më pas me ekipin e Solar në SHBA, nga e cila skuadër marsin e vitit 2019-të ishte transferuar te ekipi U19 i Dinamo Zagrebit, për tu huazuar më pas te skuadra e ligës së dytë NK Dubrava ZG.
Për këtë të fundit, Amet Korça në total kishte zhvilluar 65 ndeshje, duke realizuar edhe 6 gola. (infOSport.mk)