Vlatko Stojanovski edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj me fanellën e Shkëndijës, skuadër kjo që me këtë transferim ka përforcuar dukshëm repartin e sulmit, shkruan “infOSport.mk”.
Stojanovski është një emër i njohur në futbollin vendor, teksa i njëjti si 22-vjeçar me fanellën e Renovës në vitin 2019-të ishte shpallur si golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë.
Shkëndija gati të prezantojë reprezentuesin e Maqedonisë!
Pikërisht nga Renova verën e vitit 2019-të, Stojanovski bëri transferimin më të madh në karrierën e tij, duke u transferuar në rradhët e skuadrës franceze të Nimes Olimpik.
Ai me këtë skuadër luajti në 10 ndeshje, 6 prej të cilëve në Ligue 1, ndërsa 11 ndeshje të tjera zhvilloi në Ligue 2, me fanellën e skuadrës së FC Chambly, te e cila luajti në formë huazimi për 6 muaj.
Pasi nuk gjeti sërish hapësira te skuadra e Nimes, Stojanovski gushtin e vitit 2021 u transferua te kroatët e HNK Gorica, për të cilën skuadër në gjithsej 24 ndeshje, realizoi 3 gola.
Stojanovski pas 3 viteve të plota rikthehet sërish në kampionatin vendor, aty ku përveç me Renovën, i njëjti kishte luajtur edhe me Metalurgun. (infOSport.mk)