Muharem Bajrami flet për përgatitjet në Mavrovë dhe duelin me skuadrën e shokut të tij të ngushtë Ardian Nuhiun

Makedonija Gj.P tashmë dy ditë po qëndron në Mavrovë, aty ku po zhvillon një pjesë të përgatitjeve në prag të ndeshjeve europiane, por edhe ndeshjeve të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor.

Në një prononcim për portalin e “infOSport.mk”, trajneri Muharem Bajrami foli për rrjedhojën e përgatitjeve, por edhe plan programin që ka hartuar.

Do jemi 7 ditë në Mavrovë ku kemi kushte fantastike. Gjithashtu  kemi paraparë të zhvillojmë dy ndeshje miqësore në Kërçovë, e para me ekipin e Dritës së Gjilanit, kunder ish trajnerit tim dhe shokut tim të ngushtë, Ardian Nuhiut dhe e dyta me skuadrën e Llapit. Gjithçka deri në këto momente po shkon në mënyrën si e kemi paraparë, ashtu që besoj se këto përgatitje do i bëjnë mirë skuadrës që sa më të përgatitur të presim ndeshjet ën Europë” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Makedonija Gj.P, Muharem Bajrami.

Kujtojmë Makedonija Gj.P, si fituese e Kupës së Maqedonisë, aventurën europiane në Ligën e Konferencës, do ta nis nga turi i dytë eliminatorë, ku për kundërshtarë do të ketë gjigandët billgar të CSKA Sofjes. (infOSport.mk)

Leave a Reply