FC Shkupi vazhdon përgatitjet në Bollu të Turqisë për ndeshjen e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC.
Në një nga stërvitjet e skuadrës, prezent ishte edhe presidenti dhe pronari i klubit, Olgun Aydin i cili në një intervistë për “TRT Spor” ka folur për planet e klubit.
Aydin deklaroi se synimet e FC Shkupit janë të lartë, dhe se si klub ata dëshirojnë të marrin dy skuadrat gjigande nga Ballkani, kroatët e Dinamo Zagrebit dhe Ludogoretsin nga Bullgaria.
“Nuk është e lehtë të bëhesh kampion, sidomos kur merr përsipër një klub nga një vend tjetër. Por sigurisht që ne ecim rrugën tonë. Ne përpiqemi të vendosim një model dhe të kemi një ekip si, për shembull, Dinamon e Zagrebit ose Ludogoretsin. Kur erdhëm në klub, FC Shkupi ishte i dyti nga fundi. Vitin e parë e përfunduam si të tretët, pastaj të dytët, ndërsa tani jemi bërë kampionë. Ne duam të kemi një ekip që do të ketë një ekip të mirë dhe kushte të mira. Ne po ecim ngadalë në rrugën e duhur”, tha Aydin.