Tirana dhe Shkupi të dielën zhviluan një miqësore, e cila në fund u takoi kampionëve të Shqipërisë me shifrat 2:0, falë golave të Limajt dhe Seferit gjatë pjesës së dytë. Kjo sfidë që u luajt në Turqi kishte mjaft të përbashkëta për t’u quajtur vëllazërore.
Lidhja e ngjyrave është karakteristikë e bukur, prandaj fotoja ku pozuan bashkë para ndeshjes jepte nuancat e një ekipi.
Marrëdhëniet mes klubeve janë të shkëlqyera, ndërsa si duket edhe më të shkëlqyera janë ato mes tifozërive të të dyja skuadrave, “Shvercerat” dhe “Tirona Fanatics”.
Kujtojmë që të dy klubet shqiptare u shpallën kampion edicionin e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni, teksa nuk mungoi prezenca e ndërsjellë mes dy tifozërive. Që të dyja skuadrat dolën të jenë me fat edhe në shortin e Ligës së Kampionëve, duke hasur në kundërshtarë relativisht të kalueshëm.
FC Shkupi do të përballet me kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, derisaTirana do të luaj kundër kampionëve të Dudelanzh nga Luksemburgu.
Shpresat që të jenë pjesë e turit të dytë janë të shumta për të dyja këto klube vëllazërore.
Klubet kryeqytetase po zhvillojnë fazën e përgatitjeve në Turqi, kur ndeshjet europiane janë afër dhe lidhja mes tyre është shembull për harmoninë e shqiptarëve.