Ohrid Lihnidos gjatë ditës së sotme ka njoftuar për përforcimet e para në prag të edicionit të ri në Ligën e Dytë unike, njofton “infOSport.mk”.
Pjesë e skuadrës nga Ohri do të jenë edhe dy talentët shqiptarë Mirlind Dauti dhe Hadis Tairi, të cilët së fundmi ishin pjesë e skuadrës së Veleshtës.
Tairi luan edhe për përfaqësuesen e Maqedonisë U18, dhe i njëjti do të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes, ndërkohë sa i përket Dautit, bëhet fjalë për një mesfushorë, që do të rrisë konkurrencën në këtë repart.
Një emër tjetër i ri te skuadra e Ohrid Lihnidos do të jetë edhe sulmuesi i deridjeshëm i Voska Sport, Darko Razmoski, i cili në këtë mënyrë ndryshoi vetëm ngjyrat e klubit, por jo edhe qytetin dhe stadiumin, në të cilin do ti luaj ndeshjet edhe me skuadrën e tij të re. (infOSport.mk)