Liqeni ka arritur të shpallet kampion i Kosovës në futsall pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në ndeshjet finale të “play-off” ndaj Liburnit.
Skuadra nga Drenica, pjesë e së cilës është edhe shkupjani, Jakup Ramadani, pas fitores në ndeshjen e parë në Gjakovë (5:2), mbrëmë fituan edhe ndeshjen e dytë, këtë herë si vendas.
Ndeshja e dytë doli të jetë shumë më interesante, pasi penaltitë vendosën fituesin. Koha e rregullt u mbyll me shifrat 4:4, ndërsa pas penaltive Liqeni arriti të fitojë me rezultat 5:3.
Kjo është hera e dytë radhazi që Liqeni shpallet kampion i Kosovës, ndërsa bashkë me të edhe shkupjani Ramadani. (infOSport.mk)