Pas Besart Krivanjevas edhe Besar Iseni e Ilirid Ademi janë larguar nga skuadra e Egnatias. Becko te Egntia u transferua verën e vitit të kaluar, duke luajtur për një sezon të plotë në Superligën e Shqipërisë, ndërsa tani i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra nga Rogozhina dhe do të kërkojë një ambient të ri për të luajtur në sezonin e ri. Ndërkohë edhe sulmuesi Ilirid Ademi ka mbyllur bashkëpunimin me Egnatian, i cili te ky ekip u transferua nga Laçi në merkaton e janarit. Ademi para transferimit në elitën e Shqipërisë, ka qenë pjesë e Shkupit, Renovës, Makedonija Gjorçe Petrovi e Gostivari.