Mbrojtësi i djathtë, Mariano, i cili nuk udhëtoi me Seviljën për në Japoni, të dielën ka arritur në Turqi, për të nënshkruar kontratë me gjigandët e Galatasarajit, njoftojnë mediat spanjolle.
Mariano me Galatasarajin pritet të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare. Çmimi i brazilianit në tregun e futbollit evropian, kap shifrën e 4.6 milion eurove.
Mariano është një ish futbollist i Bordos, ndërsa gjatë karrierës së tij i ka luajtur edhe me skuadrat braziliane të Fluminense, Atletiko Mineiro, Kruzeiro, Guarani dhe Ipatinga.
Mbrojtësi brazilian pjesë e Seviljës ishte që nga viti 2015-të, duke zhvilluar 80 ndeshje dhe duke realizar një gol.