Shkëndija nesër miqësore kundër kampionëve slloven të Mariborit

Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve të cilat kuqezinjtë janë duke i zhvilluar në Slloveni, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “kuqezinjëve” këtë herë do të jenë kampionët slloven të Mariborit. Kujtojmë në testin e parë Shkëndija kishte barazuar 1:1 me Ferencvaroshin, falë golit të shënuar nga Ferhan Hasani.

Ngjashëm si në ndeshjen e parë, trajneri Artim Shaqiri do të ketë mundësinë të inkuadrojë në lojë të gjithë lojtarët të cilët i ka në dispozicion.

Me ndeshjen e nesërme përmbyllet një javë e plotë e stërvitjeve intensive, ndërsa deri në përfundim të fazës së dytë përgatitore mbeten të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera miqësore.

Ndeshja Shkëndija – Maribori nesër luhet me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply