Renova ndahet me 7 futbollistë

Remzifaik Selmani, Viktor Serafimovski, Emran Ramadani, Mevlan Murati, Antonio Ilieski, Alban Taipi dhe portieri Igor Aleksovski sezonin e ri nuk do jenë pjesë e Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi tetovar përmes faqes së tyre zyrtare në facebook, ku njëherit kanë falënderuar gjithë këta futbollistë për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tyre te skuadra nga Xhepçishti.

Pas këtyre largimeve, tashmë fjalën e kanë drejtuesit e klubit, që me siguri do plotësojnë gjithë këto zbraztira, sidomos në repartin e sulmit, pas largimeve të  Ramadanit, Selmanit dhr Taipit. (infOSport.mk)

Leave a Reply