El Salvador, e dhimbshme, lojtarët dhe tifozët e bëjnë për vdekje arbitrin 63 vjeçar (VIDEO)

Pamje vërtetë të rënda na vijnë nga El Salvadori, kur arbitri 63 vjeçar, Jose Arnoldo Amaya ka ndërruar jetë pas dhunës në një ndeshje futbolli.

Arbitri veteran me 30 vite karrierë akordoi një karton të kuq, mirëpo e gjithë kjo shkaktoi një kaos të vërtetë në fushën e futbollit, pasi u nxehën gjakrat si tek futbollistët vendas, ashtu edhe tek tifozët.

Nga pamjet e publikuara, duket se të shumtë kanë qenë tifozët që pushtuan fushën në Toluca de El Salvador.

Arbitri pësoi goditje të rënda, teksa ndërroi jetë në spitalin Zacamil nga hemoragjia e brendshme. Federata e El Salvador ka shprehur indinjatë të thellë duke dënuar ngjarjen dhe i bëri thirrke Prokurorisë së shtetit për hetime të hollësishme, me të vetmin qëllim që drejtësia të vie në vend.

 

Leave a Reply