Dy sulmuesit shqiptarë, Altin Lloga dhe Emir Aliu janë larguar nga Voska Sport, pjesë e së cilës skuadër ishin edicionin e kaluar, njofton “infOSport.mk”. Lloga iu bashkua skuadrës nga Ohri nga rradhët e Veleshtës, derisa Aliu erdhi pas një aventure të shkurtër që pati jashtë vendit.
Që të dy janë emra të njohur në futbollin vendor, ashtu që pritet që ditëve në vijim të mësojmë se cili do të jetë destinacioni i tyre i rradhës.
Në ndërkohë Voska Sport dje konfirmoi trajnerin e ri për edicionin e ri, Berat Imerin, derisa gjatë ditës së sotme konfirmoi qëndrimin e kapitenit Izair Emini edhe për një vit tjetër.
Mirëpo kjo nuk është e tëra, kur janë në pyetje përforcimet e reja të skuadrës, apo edhe largimet eventuale që pritet të ndodhin te kjo skuadër. (infOSport.mk)