Ashtu edhe siç paralajmëruam, ashtu edhe ndodhi. Mbrojtësi i Renovës, Antonio Ilieski, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdoj te Kukësi në Superligën shqiptare. Kësisoj rritet numri i futbollistëve nga Maqedonia që preferojnë kampionatin shqiptarë, duke pasur parasysh se ditën e sotme u prezantua edhe Matej Cvetanoski te Partizani, ndërsa gjatë ditës së djeshme, Jakup Berisha, po te Kukësi dhe Nehar Sadiki, te Egnatia.
Kukësi gati për të prezantuar sot mbrojtësin e Renovës
Ilieksi te Kukësi transferohet nga rradhët e Renovës, te e cila skuadër qëndroi për një vit, duke u paraqitur në 30 ndeshje kampionale.
Ndryshe qendërmbrojtësi Ilieski i lindur në Gostivar, karrierën e kishte nisur në vendlindje te KF Gostivari, për të provuar më pas të luaj edhe me skuadrat si, EuroMilk, Makedonija GJ.P, Tikvesh dhe te Korabi i Dibrës. (infOSport.mk)