Në Nion të Zvicrës sot u hodh shorti për ndeshjet e raundit të dytë në Ligën e Konferencës, e që njëkohësisht u përcktuan edhe rivalët e mundshëm të skuadrave humbëse në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj, në rast se skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana do të eliminohej nga skuadra e Dudelanzh në rrethin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, atëherë do të luante direkt në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku për kundërshtarë do të mund të kishin, fituesin nga përballja midis ekipeve të
Zrinjski nga Bosnje e Hercegovina dhe Sherif Tiraspol nga Moldavia.
“Bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare ndeshjen e parë do ta luanin në shtëpi me 21 korrik, ndërsa atë kthyese në fushën e kundërshtarit me 28 korrik. (infOSport.mk)