Makedonija GJ.P ka mësuar emrin e kundërshtarit të rrethit të dytë në kuadër të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Muharem Bajramit si fituese e Kupës së Maqedonisë, garat europiane në këtë kompeticion i nisi direkt nga rrethi i dytë, ku për kundërshtarë do të ketë gjigandëtë bullgar të CSKA Sofjes, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e parë skuadra nga Gjorçe Petrovi do ta zhvillonte si mysafir me datë 21 korrik, ndërsa atë kthyese në Shkup një javë më vonë. (infOSport.mk)