Shkëndija mëson rivalin e raundit të dytë në Ligën e Konferencës

Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Tetova nëse do të eliminonte armenët e Ararat Yerevan në raundin e parë, në raundin e dytë të këtij kompeticioni do të haste në një kundërshtarë edhe më të lehtë.

Bëhet fjalë për skuadrën e Valmiera nga Letonia, që është kualifikuar drejtëpërdrejtë në raundin e dytë, njëjtë sikurse edhe Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit, që për kundërshtarë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, do të ketë bullgarët e CSKA Sofjes.

Ndërkohë Akademia Pandev që në raundin e parë do të takohet me polakët e Lehia Gdansk, në raundin e dytë do të ketë një detyrë tepër të vështirë, pasi përballë do të kishte gjigandët austriak të Rapid Viena.

Ndeshjet e raundit të dytë në program janë me datë 21 korrik (ndeshjet e para) dhe me 28 korrik (ndeshjet e kthimit). (infOSport.mk)

Leave a Reply