Voska Sport dhe Izair Emini kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.
Emini skuadrës shqiptare nga Ohri iu bashkua sezonin e kaluar, ndërsa që në sezonin e tij debutues konfirmoi se bëhet fjalë për një lider të vërtetë, që me golat dhe asistet e tij, ndihmoi skuadrën e Voska Sport që në sezonin e saj debutues në Ligën e Dytë – Perëndim, të dale nënkampion, duke lënë pas vetes edhe Vardarin e famshëm.
Kapiteni Emini sezonin e kaluar luajti në 22 ndeshje me Voska Sport, duke realizuar 15 gola, por njëkohësisht duke dhuruar edhe 11 asistime.
Me Eminin në skuadër, Voska Sport sërish sheh me sy lartë në Ligën e Dytë edhe për edicionin 2022/2023, në të cilin do të udhëhiqen nga strategu tetovar, Berat Imeri. (infOSport.mk)