Pas provokimeve dhe sulmeve ndaj tifogrupit të Kosovës “Dardanët”, skena aspak të mira nuk prodhoi edhe derbi i kryeqendrës greke në basketbol, midis Olimpijakos dhe Panathinaikos, njofton “infOSport.mk”.
Finalja e kampionatit grek solli duelin e pritur mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit, dhe si zakonisht në duelet mes tyre nuk ka se si të mungojnë incidentet.
Dueli i parë, që fitoi Olimpiakosi, u vonua për shkak të kaosit përpara sallës “Paqe dhe Miqësi” , ku u përplasën dy grupe tifozësh.
Këtë herë ndeshja filloi në kohë, por shumë shpejt u ndërpre.
The Greek league derby has been temporarily suspended after Panathinaikos fans threw objects at Olympiacos bench 😯 pic.twitter.com/VH8gi8Ym1R
— BasketNews (@BasketNews_com) June 14, 2022
Tifozët e Panathinaikos “u egërsuan”, nisën të gjuanin sende në stolin e Olimpiakos dhe në sallë u ndezën mjetet piroteknike.
Edhe përkundër gjithë këtyre incidenteve, ndeshja vazhdoi, ndërsa në fund fitoes iu gëzua skuadra mysafire e Olimpijakosit me rezultat 78:72. (infOSport.mk)