Tirana gjatë ditës së martë mësoi kundërshtarin e rrethit të parë eliminatorë në kuadër të Ligës së Kampionëve. Goglat deshën që kampionët e Shqipërisë të peshkojnë skuadrën e Dudelanzh nga Luksemburgu, ndërsa gjatë ditës së sotme kjo skuadër do të mësojë edhe kundërshtarin eventual të raundit të dytë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.
Ndër rivalët e mundshëm të Tiranës në këtë fazë mund të jenë edhe gjigandët grek të Oimpijakosit, ndërsa gjithashtu si rival të mundshëm të skuadrës së Orges Shehit, shihen edhe fituesit nga përballjet, Ludogorets (Bullgari) – Sutjeska (Mali i Zi), Zrinjski (B e H) – Sheriff Tiraspol (Moldavi), Pyunik (Armeni) – CFR Cluj (Rumani).
Gjithë këto emra të njohur të futbollit europian, që nesër mund të shortohen të jenë kundërshtarë të Tiranës, por gjithnjë nëse “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare do të kalonin fillimisht pengesën e parë, të quajtur, Dudelanzh.
Ndeshjet e raundit të parë të Ligës së Kampionëve në program janë me datë 5/6 korrik dhe 12/13 korrik, ndërkohë ato të raundit të dytë do të zhvillohen me 19/20 korrik dhe me 26/27 korrik. (infOSport.mk)