Pas Tiranës, ishte radha e ekipeve të tjera shqiptare për të mësuar kundërshtarët e tyre, këtë herë në Ligën e Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.
Laçi në raundin e parë të kompeticionit më të ri europian për rival do të ketë malazezët e Iskra Danilovgrad, ndërkohë Partizani do të përballet me skuadrën e Saburtalos nga Gjeorgjia.
Që të dyja këto ndeshje të para do të zhvillohen në tokën shqiptare me datë 7 korrik, ndërkohë një javë më pas në transfertë do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit.
Ndërkohë Vllaznia, si fituese e Kupës së Shqipërisë, njëjtë sikurse edhe Makedonija GJ.P, kundërsharët e tyre do ti mësojnë gjatë ditës së nesërme, pasi që të dyja këto skuadra garat europiane në Ligën e Konferencës do ti nisin direkt nga raundi i dytë kualifikues. (infOSport.mk)