Shkëndija gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 14:00 do të mësojë emrin e kundërshtarit në raundin e parë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi “kuqezi” nga Tetova edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e tretë, duke marrë të drejtën për të luajtur për në 9-tin vit me rradhë në Europë.
Tanimë lista e kundërshtarëve të Shkëndijës është ngushtuar në pesë ekipe, që në letër duken të kalueshme. Në një vëzhgim të thjeshtë, “kuqezinjtë” mund të përplasen edhe me skuadran shqiptare të Deçiç, nga Mali i Zi, skuadër kjo që mund të jetë kundërshtarë potencial edhe i Partizanit, që ndodhet në mesin e skuadrave favorite të grupit 5 në zonën 1.
Kësisoj përveç me Deçiç, Shkëndija dhe Partizani mund të luajnë edhe ndaj skuadrave, si Saburtalo nga Gjeorgjia, Floriana e Maltës, Ararat Yerevan nga Armenia apo Tuzla nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ndeshjet e para luhen në 7 korrik, ndërsa ato të kthimit me 14 korrik.
Zona 1, grupi 5: |
1. Shkëndija (Maqedoni) |
2. Dinamo Minsk (Bjellorusi) |
3. Partizani (Shqipëri) |
4. SP Tre Penne (San Marino) |
5. Petrocub-Hîncești (Moldavi) |
Kundërshtarët e Shkëndijës: |
6. Saburtalo (Gjeorgji) |
7. Floriana (Malta) |
8. Ararat Yerevan (Armeni) |
9. Tuzla City (B e H) |
10. Decic (Mali i Zi) |