Alesio Romanjoli me të përfunduar kontratën në fund të këtij muaji me Milanin, do të largohet nga kjo skuadër, ndërsa për të mos i lënë asgjë rastit, drejtuesit e skuadrës “kuqezi” që tani kanë caktuar kapitenët e tyre të rinj.
Romanjoli shiritin e kapitenit e ka mbajtur për 4 sezone te Milani, ndërsa në vazhdim atë do e mbajë Davide Kalabria, i cili tashmë e ka pasur atë rol në disa ndeshja gjatë sezonit të kaluar.
Zëvendëskapiten i Milanit, do të jetë Teo Hernandez, pasi edhe ai gjatë muajve të fundit ka pasur mundësinë të mbajë shiritin në krah.