FC Ferizaji nuk ndalet, transferon edhe mbrojtësin Hasanaj

Drejtuesit e Ferizajit rikthimin në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar, e kanë marrë shumë seriozisht, ndaj dhe nuk po ndalen së përforcuari skuadrën për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i rradhës që i bashkëngjitet kësaj skaudre, është mbrojtësi Donat Hasanaj, i cili vjen nga rradhët e Dukagjinit.

Ai me skuadrën nga Klina luajti gjatë sezonit vjeshtor, ku pati disa paraqitje mjaft të mira, ndërsa kjo bëri që drejtuesit e Ferizajit t’ia besojnë fanellën e tyre.

Hasanj gjatë karrierës së tij, më parë kishte luajtur edhe me Prishtinën, Flamurtarin dhe Dritën.

Kujtojmë Hasanaj, është përforcimi i 6-të i Ferizajit në këtë afat kalimtarë, pas portierit Leutrim Rexhepi, mesfushorit Bujar Shabani dhe tre sulmuesve, Edon Sadriu, Betim Haxhimusa dhe Astriti Fazliu.

Gjithashtu klubi ka vazhduar kontratat edhe me futbollistët që bartën barën kryesore gjatë sezonit të kaluar, kur e ndihmuan Ferizajin që të ngjiten në Superligë. Kështu pjesë e skuadrës ferizajase në edicionin e ri të Superligës, do të jenë edhe Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi, Elbasan Thaqi, Gentrit Halili, Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Qlirim Kashtanjeva, Enhar Cakolli dhe Edison Rexhepi.

Ndërkohoë tre largimet e vetme deri më tani nga Ferizaji, janë Drilon Sadiku, Sunaj Hasan dhe Albion Kurtaj. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply