Momenti kur tifozët grek sulmojnë “Dardanët” me gjësende të forta dhe flakadane (VIDEO)

Organizim tepër  i dobët nga nikoqirët e Greqisë sonte në Volos përballë Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për grupin 2 të Ligës “C” në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një ndeshje shumë e fortë nga të dyja skuadrat, me Greqinë që në minutën e 71-të avansoi me golin e Xhiakumakis, kur i njëjti me kokë arriti që të mposhtë portierin Aro Muriç, që deri në ato momente ishte i pamposhtur.

Me të shënuar golin, disa tifoz grekë u futën në fushën e lojës, ndërsa kjo bëri që kapiteni Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi të reagojnë ndaj arbitrit kryesor, nga i cili kërkonin ndërperjen e takimit.

Në ato momente ndeshja ishte në ndërperje, që zjgati për rreth 5 minuta, për të vazhduar më pas, e ku “Dardanët” me forcat e tyre të fundit kërkonin golin e barazimit.

Ndërkohë në tribunën, ku ndodheshin afër njëa tjetrës tifozëritë e të dyja kombëtareve, vazhduan hedhjet e gjësendeve ndaj njëra tjetrës, me grekët që në disa momente edhe me flakadane sulmonin “Dardanët”. (infOSport.mk)

Leave a Reply