Pas rinovimeve me trajnerin Srgjan Zaharievski dhe me dy futbollistët, Ard Kasami dhe Abdyhaldi Jahja, te Struga Trim Lum ndodhi edhe largimi i parë, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti i parë që largohet nga Trim Lum është kërçovari, Florian Kadriu.
Ky i fundit skuadrës strugane iu bashkua gushtin e vitit të kaluar, kur erdhi nga skuadra azere e Sabail.
Me fanellën e Struga Trim Lum i njëjti luajti në 25 ndeshje, duke regjistruar 1365 minuta në terrenin e gjelbër.
Kujtojmë, Kadriu është një emër i njohur në futbollin tonë vendor, pasi i njëjti ka provuar veten të luaj me Vëllazërimin, FC Shkupin, Rabotniçkin dhe Renovën, ndërsa gjithashtu përveç Sabail, jashtë Maqedonisë kishte luajtur edhe me Tiranën dhe Teutën në kampionatin shqiptarë. (infOSport.mk)