Ish futbollisti i FC Shkupit vazhdon dashurinë me Struga Trim Lum

Abdylhadi Jahja është futbollisti i rradhës me të cilin Struga Trim Lum ka vazhduar bashkëpunimin, njofton “infOSport.mk”.

Njëjtë sikurse me Ard Kasamin, ekipi strugan edhe me Jahjan ka arritur kontratë dy vjeçare, duke i besuar këtij futbollisti edhe më tej fanellën “Kuqebardhë”.

23-vjeçari pjesë e Struga Trim Lum është që nga janari i vitit 2019-të, kur erdhi nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa brenda kësaj periudhe i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum  ka zhvilluar 74 ndeshje, duke regjistruar 5 gola dhe 12 asistime.

Edicionin e kaluar, Jahja numëroi 29 paraqitje, duke realizuar 1 gol dhe 3 asistime.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Struga Trim Lum shumë shpejtë do të prezantojë edhe bomberin Besart Ibraimi, golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply