Vedat Muriqi i thotë “OK” Majorkës!

Vedat Muriqi i thotë “OK” klubit të Majorkës për ofertën e transferimit me karton të plotë. Një gjë të tillë sulmuesi kosovar e ka konfirmuar për “Syri.net”, teksa ka thënë se ka arritur marrëveshje personale me klubin iberik, duke u shprehur se të njëjtit klub i ka dhënë me kohë OK-in e tij, ndërkohë që tashmë pritet vetëm marrëveshja me klubin e Lacios për transferimin e plotë.

Po kam qenë në huazime drejt blerje për momentin Mallorca është në tentativë me Lacion kështu që jam në pritje, faktikisht Majorka e ka OK nga unë ngase kur merret një lojtar huazim me drejt blerje klubi dhe lojtari duhet të miren vesh edhe për obligimin apo opsionin nëse klubi e pranon ta blej lojtarin atëherë duhet që edhe kontrata të jetë gati, kështu që faktikisht i bie që unë me Majorkan që nga janari jam ok me kontratën, është momenti që Majorka duhet të realizojë transferimin me Lacion”, – ka thënë Muriqi.

Kujtojmë Muriqi te Majorka edicionin e fundit luajti në formë huazimi nga rradhët e Lacios, mirëpo falë paraqitjeve të tij të mira ai bindi drejtuesit e skuadrës spanjolle, të cilët tashmë kanë shprehur edhe dëshirën për blerjen e kartonit të tij.

Muriqi me Majorkën zhvilloi 16 ndeshje në La Liga, duke realizuar 5 gola dhe 3 asistime, me ç’rast ndihmoi këtë skuadër që edhe vitin tjetër të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin spanjoll.

Leave a Reply