Skuadra nënkampione e Europës dhe Anglisë, Liverpulli, është shumë pranë transferimit të yllit të Benfikës, Darvin Nunjesh, pasi që tashmë të dy klubet kanë arritur marrëveshje.
Një gjë e tillë u arrit vetëm sot pas takimit mes drejtuesve të të dyja skuadrave në në Portugali, me “luzitanët” që kanë rënë dakord për shifrën e garantuar prej 80 milionë eurove, plus 20 milionë të tjera në formë bonusesh për lojtarin e tyre uruguian.
Klubet tani po përgatisin kontratat për të nënshkruar marrëveshjen në orët, eventualisht, ditët e ardhshme, pasi gjithçka të përfundojë.
Liverpulli tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Darvin Nunjesh dhe agjentin e tij, ku tani është vetëm duke pritur për të nënshkruar pasi të përfundojë gjithçka me Benfikën.
Dokumentet do të jenë gati së shpejti për të nënshkruar marrëveshjen dhe më pas ta shpallin sulmuesin si lojtar të ri të Liverpoolit, pasi ai momentalisht është në detyrë me kombëtaren e Uruguait.