Prishtina sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar trajnerin e saj të ri, Ismet Munishin. Një ndër trajnerët më karizmatik të Kosovës, së fundmi drejtoi ekipin e Gjilanit, ndërsa te Prishtina vjen me shpresë se këtë skuadër do ta kthej në majat e futbollit kosovar, aty ku së fundmi qëndroi me krenari nën drejtimin e e strategut shkupjan, Zekirja Ramadani.
Pikërisht ky i fundit ditë më parë u prezantua te Gjilani, një tjetër skuadër që viteve të fundit ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në futbollin kosovar.
Të kujtojmë se në 100- vjetorin e themelimit të klubit skuadra e Prishtinës nuk fitoi asgjë, madje duke mbetur edhe jashtë garave ndërkombëtare, ndërsa me ardhjen e Munishit besohet se ky klub do të ringjallet sërish edhe pse do ta ketë shumë të vështirë kur dihet situata aktuale në klub, ku shumica e yjeve tashmë janë larguar.
“𝑵𝒋𝒆̈ 𝒆𝒑𝒐𝒌𝒆̈ 𝒆 𝒓𝒆 𝒑𝒆̈𝒓 𝑭𝑪 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒏 𝒑𝒐 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒐𝒏…
MIRËSEVJEN Ismet Munishi!”, ka shkruar FC Prishtina në një video fantastike të prezantimit të Ismet Munishit.