Blerja e Florent Hasanit i hap rrugë transferimit të Seferit në Poloni!

Tirana edhe zyrtarisht ka njoftuar për angazhimin e sulmuesit kosovar, Florent Hasani, ndërsa kjo si duket do ti hap rrugë transferimit të kumanovarit Taulant Seferi në Poloni, njofton “infOSport.mk”.

Seferi po kërkohet nga ekipi i Vidzev Loxh, që edicionin e ri do të bëjë gara në mesin e më të mirëve në futbollin polak. Bëhet fjalë për negociata reale, edhe pse ende nuk është zbuluar shuma që skuadra polake pretendon që të vendos për të marrë kartonin e Taulantit.

Në anën tjetër thuhet se presidenti i “bardhebluve” i ka vënë shifrën e 1.5 milion eurove Seferit, i cili sezonin e fundit në Superligën shqiptare u shpall si golashënuesi më i mirë bashkë me Guindon e Laçit, që të dy me nga 19 gola të shënuar.

Përveç kësaj, formën e mirë Seferi e konfirmoi edhe me kombëtaren shqiptare, për të cilën në ndeshjen e fundit kundër Islandës luajti si titullarë, dhe shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply