Stojan Stojçevski edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj me Gistivarin në ligën e dytë, aty ku edicionin e kaluar luajti me Sileksin, duke arritur që të rikthehet në elitën e futbollit vendor.
Mirëpo pasi i njëjti nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Sileksit, vendosi që të pranojë ofertën e Gostivarit, skuadër kjo që shihet si pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë.
Ndoshta Stojçevski është çelsi i këtij suksesi, dhe të njëjtën gjë mund ta përsëris edhe me Gostivarin, skuadër kjo që po tregohet mjaft aktive në merkato, duke angazhuar futbollistë kryesisht nga Liga e Parë.
Kujtojmë Gostivari deri më tani ka angazhuar Emran Ramadanin, Ujkan Muçën dhe portierin Burhan Mustafa, ndërsa gjithashtu ka vazhduar bashkëpunimin me pjesën më të madhe të futbollistëve titullarë të edicionit të kaluar. (infOSport.mk)