Mevlan Adili drejt transferimit në Arabinë Saudite!

Mevlan Adili karrierën e tij mund ta vazhdojë në Arabinë Saudite. Qendërmbrojtësi shkupjan, i cili ndihmoi Vllazninë për të fituar Kupën e Shqipërisë, me një gol të shënuar në shtesën e parë prej dy herë nga 15 minutash, sipas mediumit shqiptarë “neësport.al”, ka rënë në syrin e një prej skuadrave arabe nga Abu Dhabi.

Momentalisht emri i ekipit preferohet të mbahet sekret, ndërsa në vazhdim priten zhvillime të reja. Trajneri i kësaj skuadre ka qenë prezent duke ndjekur nga shkallët e “Air Albania” finalen e Kupës së Shqipërisë. Latifi dhe Adili kanë qenë dy lojtarët që kanë spikatur në sytë e teknikut të huaj, por nevoja për qendërmbrojtës ka bërë që oferta të shkojë vetëm në drejtim të 28-vjeçarit.

Zhvillime të reja priten në vazhdim për të ardhmen e futbollistit që sezonet e fundit ka fituar dhe simpatinë e tifozëve shkodranë.

Ai u afrua te Vllaznia në merkaton e dimrit të edicionit 2019-2020, kur arriti nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa falë paraqitjeve bindëse, i njëjti shumë shpejtë fitoi vendin e titullarit.

Në sezonin që sapo u mbyll, Adili u aktivizua në 33 ndeshje, 32 prej të cilave i nisi nga minuta e parë.

Leave a Reply