Raxha Naingolan me shumë gjasa do të vazhdojë kontratën me Romën. Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, që i referohen gjestit të belgut, pas largimit të tij nga takimi që kishte pasur me drejtorin sportiv, Monçi.
Vetëm 40 minuta kishte zgjatur takimi mes Naingolan, agjentit të tij Beltrami dhe drejtorit sportiv të Romës, që gjithë së bashku kishin diskutuar rinovimin e kontratës.
Pas mbarimit të takimit mesfushori belg është ndalur për të bërë disa foto me tifozët që po e prisnin jashtë “Trigorias”, ndërsa i pyetur nga ana e tyre, nëse do vazhdonte të jetë pjesë e “ujqërve” edhe më tej, buzëqeshja e tij dhe përgjigja e shkurtë: Unë po, duke qeshur, dhanë një sinjal të fuqishëm se Naingolan ditëve në vijim edhe zyrtarisht do të rinovojë kontratën me “verdhekuqtë”.