Ukraina 21 demoloi shpresat e vendit brenda 20 minutave (VIDEO)

Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë me disfatë mbylli ciklin eliminatorë për Europianin e vitit të ardhshëm, duke u mundur nga Ukraina në Stamboll me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Që të 4 golat ukrainasit i realizuan në 20 minutat e fundit të takimit, me golin e parë të shënuar nga V’Inik në minutën e 69-të. Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas Sudakov ndëshkoi edhe për herë të dytë portierin Denkovski.

Ky gol sikur ju dha fund shpresave të ekipit përfaqësues të vendit se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv nga kjo transfertë, në të cilën pranuan edhe dy gola të tjerë. Në të dyja rastet Vanat arriti që të shënojë dy golat e fundit për Ukrainën, edhe atë në minutat 85 dhe 94.

Ishte kjo disfata e 5-të nga gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara për Maqedoninë U21 në kuadër të grupit “H” eliminatorë, në të cilin Franca aktualisht ndodhet në pozitën e parë me 22 pikë, 3 më shumë se Ukraina e vendit të dytë. Që të dyja këto kombëtare kanë për të zhvilluar edhe nga dy ndeshje. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply