Zekirja Ramadani pritet të rikthehet në futbollin elitar të Kosovës, aty ku numëron 3 tituj kampion me 3 skuadra të ndryshme, Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina, shkruan “infOSport.mk”.
Ramadani ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën e Superligës shqiptare, Egnatia, me të cilën skuadër siguroi mbijetesën përmes ndeshjes së balotazhit.
Ndërkohë siç raportojnë mediat në Kosovë, Ramadani së shpejti pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Gjilanit, rival i madh i Dritës që udhëhiqet nga strategu tjetër shkupjan, Ardian Nuhiu.
Kujtojmë Ramadani gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr edhe FC Shkupin dhe Flamurtarin e Vlorës. (infOSport.mk)