Gostivari sezonin e ri në Ligën e Dytë do të futet me ambicie shumë të mëdha. Një gjë të tillë po konfirmojnë që në start drejtuesi e rinj të kësaj skuadre, që fillimisht me shumicën e lojtarëve të edicionit të kaluar vazhduan bashkëpunimin, që më pas të nisin edhe me transferimet e reja.
Gjatë ditës së djeshme, Gostivari prezantoi portierin me mjaft përvojë në futbollin tonë vendor, Burhan Mustafa, i cili vjen nga rradhët e Rabotniçkit, ndërkohë paraprakisht për vete kishin bërë edhe sulmuesin e talentuar të Korabit, Ujkan Muça.
Burhan Mustafa braktis Rabotniçkin, transferohet te Gostivari!
Ndërkohë burime të besueshme pranë “infOSport.mk” thonë se drejtuesit e kësaj skuadre, janë në bisedime me sulmuesin e Renovës, Emran Ramadani, të cilit tashmë i ka përfunduar kontrata me Renovën.
Nisur nga ky fakt, transferimi i Ramadanit te Renova po merr ngjyrë, pasi edhe palët janë shumë afër gjetjes së gjuhës së përbashkët.
Me Ramadanin, Gostivari do të përforcojë dukshëm repartin e sulmit, duke pasur parasysh se nga kjo skuadër u larguan dy sulmuesit, Artan Veliu dhe Lavdrim Skenderi, ndërsa gjithashtu këtë skuadër më parë kishte braktisur edhe Ardit Zeqiri. (infOSport.mk)