Mesfushori kamerunas Xhesie Guera Djou dhe braziliani Andre Mensalao edhe zyrtarisht kanë ndërprerë bashkëpunimin me Shkëndijën, njofton “infOSport.mk”.
Mensalao te skuadra tetovare erdhi fillimin e vitit 2022, mirëpo i njëjti largohet vetëm pas 6 muajve, duke mos lënë gjurmë me fanellën “kuqezi”. Ai luajti në vetëm 11 ndeshje kampionale, ku edhe shënoi 1 gol, shifra këto që nuk bindën aspak drejtuesit e skuadrës tetovare, që me Artim Shaqirin në cilësinë e Drejtorit Sportiv tashmë shohin me sy më ndryshe, rreth përforcimeve të reja të skuadrës.
Për dallim nga Mensalao, kamerunasi Xhesie te Shkëndija erdhi shtatorin e vitit të kaluar, duke regjistruar 23 paraqitje në Ligën e Parë. Edhe pse erdhi si një përforcim për mesfushën dhe si një zëvendësim për Armend Alimin, ai aspak nuk iu afrua mesfushorit kumanovar, që kishte lënë gjurmë me fanellën “kuqezi”.
Pikërisht kjo bëri që drejtuesit e Shkëndijës ti falënderohen për kontributin e dhënë kamerunasit 25-vjeçar, i icli në Tetovë kishte arritur nga skuadra kroate e Varazhdin.
Për largimin e dyshes, Mensalao-Xhesie, “infOSport.mk” kishte njoftuar që një javë më parë, ndërsa vlen të theksohet se pjesë e Shkëndijës në të ardhmen nuk do të jetë edhe sulmuesi, Kire Markoski. (infOSport.mk)