Istanbulspori i katër futbollistëve shqiptarë, Valon Et’hetmit, Eduard Rrocës, Jetmir Topallit dhe Kristal Abazajt ka fituar ndeshjen finale të “play-off” për inkuadrim në Superligën turke, duke mundur ekipin e Bandirmaspor me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi turk, Ibrahim Yilmaz doli të jetë heroi i kësaj sfide, duke shënuar që të dy golat për ekipin e Istanbulspor, derisa golin e vetëm për ekipin kundërshtarë e realizoi Keny.
Për skuadrën nga Stambolli në këtë takim që nga minuta e parë në lojë u inkuadruan edhe tre futbollistët shqiptarë, Eduardo Rroca nga Shqipëria, Valon Et’hemi nga Maqedonia e Veriut dhe Jetmir Topalli nga Kosova, ndërkohë në bankën rezervë ishte Kristal Abazaj.
Të katër futbollistët shqiptarë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë sukses të madh të Istanbulsporit në Ligën e Parë turke, duke ndihmuar këtë skuadër që pas plotë 17 viteve të rikthehet në mesin e më të mirëve në futbollin turk.
GOL | Bandırmaspor 0-1 İstanbulspor
⚽️ 33' İbrahim Yılmaz
Anlık goller ve önemli pozisyonlar için Takip:@GoalHubTR pic.twitter.com/P6Z42WrOwV
— Anlık goller (@TransferHubTR) June 2, 2022
Tetovari Valon Et’hemi e mbylli sezonin me 7 gola e 10 asistime, përfshirë këtu edhe asistimin e mbrëmshëm në golin e parë të shënuar nga Ibrahim Yilmaz, Jetmir Topalli me 9 gola e 6 asistime, Eduardo Rroca realizoi pesë gola e dhuroi dy asistime.
I vetmi nga shqiptarët që nuk dha kontribut me gola e asistime ishte Kristal Abazaj që pati minuta më të pakta këtë sezon.