Makedonija Gj.P direkt në raundin e dytë, ja kur nis rrugëtimi për skuadrat nga vendi në Ligën e Konferencës

Fituesja e Kupës së Maqedonisë, Makedonija GJ.P, garat në Ligën e Konferencës do ti nis direkt nga raundi i dytë kualifikues, njofton “infOSport.mk”.

Pas disa ndryshimeve të bëra këtë vit, me përjashtimin e skuadrave ruse nga të gjitha kompeticionet europiane, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Liga Europën dhe Ligën e Konferencës, kanë përfituar disa nga skuadrat tjera europiane, përfshirë këtu edhe Makedonija Gj.P.

Kështu skuadra shkupjane që bëri një super sezon nën drejtimin e strategut shqiptarë, Muharem Bajrami, do të kalojë direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa me kundërshtarët do të njihet me 15 qershor, teksa përballjet për këtë raund janë planifikuar që të zhvillohen më 21 dhe 28 korrik 2022.

Ndërkohë dy skuadrat tjera përfaqësuese të vendit, Shkëndija dhe Akademia Pandevi, gjithçka do të nisin nga raundi i parë, teksa me kundërshtarët e tyre do të njihen në shortin që do të hidhet më 14 qershor, teksa ndeshjet do t’i luajnë më 7 dhe 14 korrik. (infOSport.mk)

Leave a Reply