Pas ndihmës trajnerit Alban Dragusha, futbollisti i parë që e ka konfirmuar largimin nga rradhët e Dritës së Gjilanit, është sulmuesi anësor Astrit Fazliu, njofton “infOSport.mk”.
Këtij të fundit i përfundon kontrata më 30 qershor dhe do të largohet si lojtarë i lirë nga klubi gjilanas.
Ai me fanellën e skuadrës së Dritës kishte zhvilluar plotë 122 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar edhe 21 gola dhe 23 asiste.
Ish futbollisti i Shkëndijës, ishte një nga futbollistët më të dalluar te Drita, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndeshjet kampionale, të Kupës, por edhe ato europiane.
Kujotjmë vitin e kaluar, Drita e Gjilanit nën drejtimin e strategut shkupjan, Ardian Nuhiu u shpall kampione e Kosovës, ndërsa këtë vit nënkampione, duke luajtur edhe në finalen e madhe të Kupës, ku fatkeqësisht u mund nga Llapi (1:2), duke mos arritur që të rikthejë trofeun në Gjilan. (infOSport.mk)