Barcelona është duke menduar transferimin e mesfushorit spanjoll të Valencias, Karlos Soler.
Një gjë të tillë pohon e përditshmja katalunase, “Sport.es”, që gjithashtu potencon se nënshkrimi i Soler nuk është prioritet, nëse nuk ka një largim të papritur në mesfushë gjatë merkatos së verës.
Barcelona e sheh Solerin si një lojtar të nivelit të lartë me një kapacitet konkurrues që do të përmirësonte skuadrën.
Nënshkrimi i tij është në tavolinë dhe mund të aktivizohet nëse mesfusha ka nevojë për përforcim.
Reprezentuesi spanjoll ka një vit kontratë me Valencian dhe nuk e ka rinovuar atë.
Klubi është në një krizë institucionale dhe Soler dhe Hoze Luis Gaja mund të lejohen të largohen, edhe atë që para 30 qershorit.