Interi ka bërë goditjen e parë në merkato, teksa ka arritur që të bind mesfushorin e Romës për të veshur fanellën “zikaltër”. Bëhet fjalë për armenin Mkhitaryan, i cili me 30 qershor edhe zyrtarisht mbyll aventurën e tij te skuadra “romake”.
Me të përfunduar kontratën me ekipin fitues të Ligës së Konferencës, Mkhitaryan do të firmos kontratë dy vjeçare me Interin me një pagë në vlerë prej 3,5 milionë euro në sezon.
Armeni fillimisht pritet ti tejkalojë ekzaminimet mjekësore që do të zhvillohen ditët në vijim, ashtu që nëse çdo gjë do të jetë në rregull, Simone Inzaghi do të përfitojë një përforcim shtesë në zonën qendrore të mesfushës për sezonin e ri, e ku “zikaltërit” do të tentojnë të rikthejnë titullin kampion, që këtë vit shkoi në duart e futbollistëve të Milanit.