Voska Sport ka shkarkuar trajnerin Rade Cicmiloviq, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së balotazhit kundër Tikveshit, në të cilën skuadra nga Ohri pësoi disfatë 4:1, duke mos arritur që të sigurojë një vend për në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht disfata e sotme ishte arsyeja e shkarkimit të tij, duke pasur parasysh se Voska Sport me gjithë ato kushte dhe fondin e futbollistëve që kishte në disponim, nuk meritoi një disfatë të tillë, mbi të gjitha nga një skuadër thuajse të barabartë siç ishte Tikveshi.
Lajmin për shkarkimin e Rade Cicmlioviq e kanë bërë të ditur edhe drejtuesit e Voska Sport, përmes faqes zyrtare në “facebook”, ku njëkohësisht falënderojnë strategun nga Gjevgjelia për punën e bërë dhe suksesin e arritur këtë vit, kur u shpallën nënkampion në Ligën e Dytë – Perëndim, duke lënë pas vetes edhe një skuadër të madhe, siç është Vardari.
Kështu sezonin e ri, Voska Sport do ta nis me trajner të ri dhe ambicie të njëjta, Liga e Parë, edhe pse këtë herë ndoshta do ta kenë më të vështirë, duke pasur parasysh se nga edicioni 2022/2023, Liga e dytë do të bashkohet në vetëm një ligë me 16 skuadra. (infOSport.mk)